Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të shtunë në mbrëmje në aksin rrugor Kuçovë-Belsh.
Mësohet se automjeti që drejtohej nga një 22-vjeçar është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës. Nga përplasja, ka ndërruar jetë një 37-vjeçar, pasagjer në këtë automjet.
Drejtuesi i automjetit, pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14-vjeç dhe u largua për në banesë pa probleme.
Dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.