-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na sulmoi një grup shqiptarësh”, detaje nga plagosja e 17-vjeçarit afgan në Malësinë e Madhe

Kryesoret

Tetë persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës si të dyshuar për plagosjen me armë zjarri e një 17-vjeçari nga Afganistani pasditen e djeshme në Malësinë e Madhe.

Dyshohet se katër shtetas afgan janë sulmuar nga një grup shqiptarësh. Fillimisht katër afganët e kanë patur të vështirë të komunikojnë me policinë për shkak se nuk dinin asnjë gjuhë të huaj përveç gjuhës së tyre. Pas gjetjes së një përkthyesi, të rinjtë kanë deklaruar se janë sulmuar nga një grup shtetasish nga Shqipëria.

I plagosuri dhe tre shokët e tij mësohet se janë emigrant ilegalë të cilët po tentonin që të kalonin në mënyrë të parregullt nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe më pas me destinacion shtetet e Bashkimit Europoian.

Në këtë mënyrë kalimin e tyre e kanë marrë përsipër disa shtetas shqiptar të cilët dyshohet se nuk janë kuptuar shumë mirë për paratë që duhet të paguanin afganët dhe në këtë mënyrë i kanë sulmuar duke bërë që njëri prej tyre të mbesë i plagosur.

Emigrantët u konfliktuan me personat “misteriozë”, detaje nga plagosja në Malësinë e Madhe

Kërcet arma në Malësinë e Madhe, plagoset një i huaj

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit