Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas takimeve dhe konferencave të zhvilluara ditën e sotme pas ardhjes në Tiranë.
Për mes një postim në platformën “X”, Von der Leyen shkruan se BE synon hapjen e negociatave të grupit të parë.
“Shqipëria ka arritur tashmë kaq shumë. Procesi i shqyrtimit po ecën pa probleme. Falë ekipeve negociuese nga të dyja palët.
Tani synojmë të lëvizim me shpejtësi dhe të hapim negociatat për grupin e parë, mbi bazat”, shkruan presidentja e KE-së.