Një grabitje është parandaluar në Lezhë. Dy persona të maskuar kanë tentuar që të grabisin një shtëpi.
Autorët të maskuar dhe armatosur i janë drejtuar në orët e para të ditës së sotme shtëpisë së Nikollë Bujës por kanë hasur në rezistencën e tij.
Për ta trembur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit në fshatin Malecaj të Lezhës.