Ditën e sotme Tirana do të presë liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.
Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.
Kryeministri holandez, Mark Rutte dha një mesazh para nisjes së samitit për Procesin e Berlinit, që do të mbahet sot në Tiranë.
Pasi u takua me Ramën në tapetin e kuq, Rutte bëri thirrje që të gjithë vendet të punojnë për të ndihmuar për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kam mundësi që të flas me kryeministren e Serbisë dhe të Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet,” tha Rutte.