-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm britanik në Tiranë, fokus emigrantët

Kryesoret

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e udhëheqësve të Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Britanisë, Cleverly në fokus do të ketë çështjen e emigracionit të paligjshëm, duke kërkuar rritje të bashkëpunimit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimit

“Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve ka bërë që kalimet në Kanalin Anglez nga shtetasit shqiptarë të bien me 90% që nga nënshkrimi i Komunikatës së Përbashkët në dhjetor dhe një rritje të ndjeshme në kthimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme britanike.

“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të punojë me Ballkanin Perëndimor për të trajtuar bandat si dhe adresimin e sfidave më të gjera të sigurisë në të gjithë rajonin.

Partneriteti ynë me Shqipërinë po bën pikërisht këtë. Nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të zbatimit të ligjit, ne kemi ulur me 90% mbërritjet e shqiptarëve me varka të vogla në krahasim me vitin e kaluar dhe po kthejmë ata që nuk kanë të drejtë ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari i Jashtëm do të nxjerrë në pah rolin unik të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e prosperitetit dhe sigurisë së rajonit, nga rritja e elasticitetit ndaj aktiviteteve malinje, ndërhyrjeve dhe sulmeve kibernetike, te zhvillimi ekonomik dhe puna së bashku me partnerët për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e rëndë të organizuar,” ka deklaruar ndër të tjera Clevery para vizitës së tij.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit