Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Pojskë.
mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet. Për shkak të përplasjes janë plagosur 2 persona të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit.
Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë paraprakisht dyshohet për shkak të lagështisë në rrugë.