Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e Fredi Belerit për të larguar nga trupa gjykuese gjyqtaren Etleva Deda.
Në vendin e saj do të jetë Flora Haradinaj, e cila ka kërkuar më parë kohë për t’u njohur me dosjen më pas për të vijuar procesin.
Seanca e radhës e gjyqit në themel është caktuar në 24 Tetor.
Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është arrestuar në 12 Maj për blerje votash, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale.