-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Në 2018 e pengova zgjerimin e BE-së sepse kishte indiferencë dhe hipokrizi

Kryesoret

Presidenti i Francës, Macron u shpreh sot nga Tirana se në vitin 2018 e pengoi procesin e zgjerimit në Bashkimin Europian sepse kishte shumë indiferencë dhe hipokrizi. Procesi tha ai nuk funksiononte. Procesi, theksoi Macron duhet më shumë politik, më pas të shoqërohet me investime konkrete në vendet anëtarë dhe më pas reforma brenda për t’u hapur derën miqve të rinj.

Në 2018 unë isha ai që pengoi procesin. Ecja rrotull nuk na çon gjëkund. Mbledhja u bë në  indiferencë dhe hipokrite. Dhe u thuhej se do të zgjasë edhe shumë. Disa vendeve u thuhej “herën tjetër, keni për ta parë, jeni super”. Në atë moment unë thash, “ky proces nuk funksionon. Duhet të jetë më shumë politikë”.

Nuk i kemi nxjerrë të gjitha pasojat. Nuk mund të jetë proces burokratik që hapim kapituj dhe flasim për nene. Duhet të hapet një fazë transformimi. U ripolitizua procesi, u bë reforma dhe duhet të nxjerrim pasojat që kjo të jetë e prekshme. Para dy vitesh propozova komuniteti politik europian, doja ti jepja fund një mekanike të ftohtë dhe hipokrite.

Për Serbinë kam shumë respekt që ka hyrë në këtë proces dhe po ecën ngadalë dhe anëtarësimi po ecën mbrapa. Së pari të politizohet procesi më të shoqërohet me investime dhe më pas të themi, ne që jemi në BE mund të bëjmë reforma. Duhet të jemi të kthjellët. Duhet të investojmë në këto vende dhe të mbajmë lidhjen me Europën.

Data nuk ka kuptim. Nëse ju ndodh një aksident demokratik, kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit. Bazohet tek merita. Ditën kur një vend të ecë dhe transformohet më shpejt, a mund të ngadalësohet nga kriza rajonale? Ndoshta. Duke pasur parasysh luftën që po ndodh në vendet tona, ajo që mund ta provokojë procesin është një provokues gjeopolitikisht i jashtëm sesa data” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit