-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkelma, grushte dhe plumba! Si u rrahën shqiptarët me ish-sportistin grek

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në Volos. Sipas mediave greke për këtë ngjarje është ndaluar edhe biznesmeni dhe ish-basketbollisti Panagiotis Liadelis dhe djali i tij 19-vjeçar për shkëmbimin e zjarrit të ndodhur jashtë një lokali për të cilin janë arrestuar gjithsej tetë persona.

Sipas mediave greke sherri ka ndodhur pak pas orës 2 të mëngjesit të së dielës. “Dy burra me origjinë shqiptare kanë debatuar ashpër me një klient tjetër si dhe një punonjës të lokalit të natës dhe më pas janë larguar” shkruajnë mediat greke.

“Pak më vonë ata u kthyen dhe filluan të gjuanin në ajër me një armë duke përhapur panik mes klientëve të lokalit dhe kalimtarëve. Më pas ata janë rrahur me shqelma dhe grushte nga pesë punonjës, si dhe nga ish-basketbollisti Panagiotis Liadelis, i cili sipas avokatit të tij punon në këtë dyqan” vijon më tej shkrimi.

Në fakt, “njëri nga dy shqiptarët ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Volos për ndihmën e parë. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë vënë në pranga personat e përfshirë në ngjarje, mes tyre edhe basketbollistin veteran. Tetë të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Volosit për paraqitjen e kallëzimit penal në kuadër të procedurës spontane” mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit