Mesditën e sotme është njoftuar vdekja e komandantit të lartë të armëve të Hamasit, Ayman Nofal.
Mësohet se ai u vra nga një sulm ajror në Gaza. Ai ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Ushtarak dhe komandant i Brigadës Qendrore të krahut të armatosur të Hamasit, përgjegjës për të gjitha aktivitetet militante në Gazën qendrore.
“IDF dhe Shin Bet (shërbimi inteligjent i Izraelit) kanë neutralizuar një nga anëtarët e lartë të organizatës terroriste Hamas, i cili shërbeu si komandant brigade në kampin qendror të Rripit të Gazës,” njoftuan Forcat Ajrore të Izraelit .
“Në të kaluarën, ai ishte i përfshirë në prodhimin dhe zhvillimin e armëve, promovoi dhe mori pjesë në shumë sulme terroriste, madje mori pjesë në planifikimin e rrëmbimit të Gilad Shalit . Nofal ishte një nga oficerët e lartë më dominues në organizatë”, përfundon deklarata.
Hezbollahu njoftoi se dy anëtarë të saj u vranë nga ushtria izraelite.
מטוסי קרב של צה”ל, בהכוונה מודיעינית משותפת עם שב”כ, חיסלו את אחד מבכירי ארגון הטרור חמאס, אימן נופל, אשר שימש כמפקד חטיבת מחנות המרכז של חמאס ברצועת עזה, וכראש המודיעין הצבאי של חמאס לשעבר >> pic.twitter.com/DOZQk6Mfcm
— דובר צה״ל דניאל הגרי – Daniel Hagari (@IDFSpokesperson) October 17, 2023