Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që ndodhi një natë më parë në Bruksel, ku dy persona humbën jetën.
Përmes një postimi në platformën X, Stoltenberg shkruan se i dënon sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm.
“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit,” shkroi Stoltenberg.