0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkot, grevë, apo protesta? Berisha zbulon strategjinë kundër Ramës: Tani nis beteja!

Kryesoret

Ditën e enjte opozita e drejtuar nga Sali Berisha do të nisë aksionin opozitar kundër qeverisë Rama. Por cili do të jetë skenari, grevë sikur ka propozuar deputeti Bujar Leskaj, ideja e Gazment Bardhit për bllokim të Kuvendit, apo bojkot sikur ka kërkuar Helidon Bushati?

Sali Berisha u shpreh për mediat se hap pas hapi qëndresa nis së shpejti, pa dhënë shumë detaje. “Opozita “de facto” është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane në të cilën asaj në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve, por me vendimet anti-Kushtetuese të Edi Ramës, që ka marrë përsipër për herë të parë në histori t’i emërojë bashkë-kryetarin që do ai opozitës.

T’i rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar me bllokimin e cdo nisme hetimore parlamentare pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon asnjë tjetër sepse e di shumë mirë që cdo komision që bëhet shkon te familja dhe klani i tij.

Opozita do të fillojë qëndresën e saj në parlament me të gjitha mjetet e mundshme civile dhe do ta përshkallëzojë. Ju (gazetarët) duhet të keni durim, qëndrimet e opozitës do të mbrojnë interesat e opozitarëve.

Protesta? Cdo gjë në rendin e ditës. Datë do ta kemi kur ta shpallim. Por pse fillon kjo (lëvizja) në parlament, sepse të drejtat e deputetëve u konfiskuan nga Rama. Beteja do të nisë brenda parlamentit” tha ai.

I pyetur për faktin se këto metoda janë provuar në të kaluarën në 10 vite nga opozita, Berisha tha “Nuk janë provuar, jo! Ato që kemi bërë ne kanë qenë prova të përgjithshme apo hapa të para, tani nis beteja tamam. Do të provohen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit