Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit në javën e tretë radhazi duke mos marrë pjesë në mësim që nga nisja e këtij viti akademik.
Sot ata kanë nisur protestën e radhës për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet edhe ditën e sotme mjekët e rinj kanë nisur marshimin nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.
Studentët kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin në fjalë.