Autoritet angleze kanë vënë në pranga dy “skifterë” shqiptarë të cilët ishin futur për të vjedhur në vilën luksoze prej 1.5 mln paundë të një futbollisti.
23-vjeçari, Sebastiano Gjoni dhe 26-vjecari, Skelidano Koliqi u arrestuan pasi kishin hyrë në një shtëpi në zonën e vilave të futbollistëve në Cheshire. Ngjarja u regjistrua në janar të këtij viti dhe mësohet se gjatë arrestimit një prej të rinjve është shprehur se bënë mirë që i kapën pasi kishin ftohtë.
Kanë qenë familjarët të cilët ndodheshin në banesë që kanë njoftuar policinë të cilët janë shfaqur në vendin e ngjarjes menjëherë duke kapur dy të rinjtë në flagrancë.
Policia zbuloi se Gjoni i cili fliste italisht, gjermanisht e anglisht, kishte kryer një tjetër vjedhje banese disa ditë më herët në një banesë aty pranë.
Në banesë ata kishin marrë një vlerë prej 1000 paundë në bizhuteri e sende luksi teksa nuk kishin gjetur pronarët në shtëpi.
Gjykata e Chester burgosi Gjoni me 28 muaj ndërsa dhe 18 muaj për Koliqi të cilët tani presin depërtimin në Shqipëri.
“Gjoni tha në polici se nuk donte të lëndonte njeri dhe ishte i kënaqur që u kapën pasi ishte shumë ftohtë atë natë dhe nuk kishin ku të shkonin”.
Koliqi tha se punonte në ndërtim kur gjente punë për rreth £50 – £60 paundë në ditë dhe se jeton ilegalisht në vend prej vitit 2018.