Deputeti demokrat, Belind Këlliçi me anë të një postimi të gjatë në facebook ka reagur sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila me një votim 5 me 3 në favor të Erion Veliajt e kthen çështjen e tij në Gjykatën e Lartë për rigjykim me argumentin se GJL nuk ka dhënë shpjegime të mjaftueshme se pse kryebashkiaku i Tiranës duhet të qëndrojë në kafaz, pasi ky i fundit i kishte kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Kërkoi lirinë, Kushtetuesja kthen në GJL çështjen e Veliajt!
Postimi i Këlliçit
Sot, Kushtetuesja ka urdhëruar Gjykatën e Lartë që ta rishohë masën e arrestit me burg, pra i ka dhënë Sadushit mundësinë që të veprojë tanimë sipas motivit partiak dhe miqësisë personale me Veliajn.
Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën janë plagët e mëdha që ka sot Shqipëria, të vëna në dukje jo vetëm nga partnerët dhe nga Brukseli, por sidomos nga dëmi që kjo i ka sjellë ekonomisë dhe interesit publik.
Ky vendim vjen në një kohë kur korrupsioni po mbrohet nga Edi Rama me votë në Kuvend, ku po instalohet në vend një paprekshmëri për qeveritarët e bashkëpunëtorët e Kryeministrit.
Veliaj mund të kapë kupolën e drejtësisë, po ai nuk do të mundet asnjëherë të çlirohet nga zullumi e abuzimi me detyrën, në kurriz të besimit dhe interesave të qytetarëve të Tiranës.









