Kroacia është një nga vendet që ndoshta e ka ngritur zërin në disa raste duke mbështetur Kosovën edhe për më sesa ka bërë Shqipëria, sidomos kohët e fundit. Ka qenë e prerë që në çastin e parë me dënimin që i ka bërë sulmit në veri të Kosovës.
Pak ditë më parë në OKB ishte vetë Presidenti kroat që kërkoi njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë pranuar. Sot Zoran Milanoviç ndodhet në Tiranë. Gjatë konferencës me Presidentin Bajram Begaj i kërkoi kreut të shtetit serb që të flasë për sulmin në Banjskë.
“Njerëz (terroristët) janë trajnuar në poligone ushtarake. Unë para 40 vitesh kam qenë në atë poligon, kur isha në shërbim të vendit që ekzistonte atëherë. Vucic nuk është përgjigjur dhe duhet të përgjigjet. Sanksione të caktuara kundër Serbisë nuk sjellin asgjë.
Nuk ka sanksione frytdhënëse. Duhet të presim. Ai (Vucic) duhet të jetë në presion për të dhënë përgjigje për ato gjëra të qarta. Janë gjëra që i shohim. Kërkoj edhe pak durim dhe këto vendime më vonë nuk do i marrë Kroacia por të tjerët” tha ai.
Presidenti kroat në Tiranë: Absurde! BE s’po tregohet e sinqertë me Shqipërinë