Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati së bashku me bashkëluftëtarët të tjerë kanë bërë homazhe te varrezat dëshmorëve të familjes Gucati në Marinë si dhe te varrezat e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.
Gjatë ditës Gucati së bashku me familjen e tij kanë hapur dyert e shtëpisë për mysafirë dhe bashkëluftëtarë nga të gjitha trevat e Kosovës.
Dhomat e Specializuara në Hagë liroi nën sida kushte Gucatin. Në maj 2022, Gucati së bashku me ish-nënkryetarin e OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa më pas Apeli ua ulin dënimet për tre muaj.
Që të dy u arrestuan më 5 shtator 2020 dhe që atëherë gjendeshin në mbajtje në Hagë.
Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, nuk është liruar me kusht nga burgu në Hagë si ish-kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati.