Ish-kryeminsitri, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” ka publikuar foto ku duken tre telefona.
Sipas Berishës këto janë telefona të kriptuar që janë përdorur nga Ardi Veliu. Ditën e sotme Veliu u shkarkua nga detyra në krye të AMP.
Ish-kryeminsitri shtori se nga 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdorur në Shqipëri, pjesa më e madhe janë përdorur në Kryeministri.
“Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut… Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.
Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në Kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona.
Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, deklaroi Berisha.