Kuvendi u mbyll pa filluar seancën e sotme. Shkak u bë bllokimi i foltores dhe karrigeve të ministrave dhe të kryetares së Kuvendit nga deputetët e opozitës. Sali Berisha mbajti një fjalim në Facebook më pas kishte disa mesazhe edhe nga deputeti Ervin Salianji, por që punonjësit e Kuvendit i fikën dritat dhe deputetët u detyruan të ndërpresin transmetimin në rrjetet sociale duke dalë jashtë.
“PS rrëzoi 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita. E rrëzuan komisionin për TIMS-in për shkak se janë përfshirë deri në fyt. E njëjta gjë për komisionin hetimor për konfliktin e interesit. PS ka rrëzuar komisione hetimore për çështje si rrjedhja e të dhënave, konflikti i interesit, apo edhe fluturimet me ‘charter’ të kryeministrit. I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfundë që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, u shpreh ai.
Opozita bllokon parlamentin/ Braçe: Vokshi, e tmerrshme! Do të ketë masa ndëshkuese