Protesta e minatorëve dhe pensionistëve para parlamentit paraditen e sotme ka agravuar me përplasje fizike mes tyre dhe policisë.
Mësohet se një prej tyre papritur është ndjerë keq dhe është shtrirë përtokë, ndërsa është shprehur se ka probleme me zemrën dhe diabetin.
Një tjetër prej tyre i është drejtuar Parlamentit me një megafon, por është ndaluar nga një efektiv i policisë, i cili e ka tërhequr pas, por nuk mungojnë as konfrontimet verbale.