-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku në SHBA, takim me drejtorin e ICITAP-it

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vazhdën e takimeve gjatë ditëve të Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ka zhvilluar një tjetër takim me drejtorin e ICITAP-it, Gregory Ducot, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit.

Drejtori i Përgjithshëm mësohet se e informoi Ducot, për prioritetet strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat erdhën si rezultat i një analize të thelluar dhe një vlerësimi të detajuar të kërcënimeve kriminale, si dhe për operacionet e suksesshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë Shqipërinë.

Nga ana e tij, Ducot mësohet se u shpreh se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e operacioneve në Shqipëri, për të cilat është informuar nga zyra e ICITAP-it në Tiranë, si dhe përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm, për rezultatet dhe veçanërisht për bashkëpunimin efektiv ndërmjet Policisë së Shtetit dhe organeve të Prokurorisë.

Ai vlerësoi se partneriteti ndërmjet ICITAP-it dhe Policisë shqiptare është nga më të hershmit në rajon dhe siguroi se mbështetja për Policinë e Shtetit, do të vijojë pa kursim, qoftë në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe atyre logjistike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit