Javën e kaluar Armaldo Kllogjeri është përfshirë në një debat të ashpër me balerinën e tij profesioniste, Marianën dhe shkak u bë një deklaratë e saj ku tha se Armaldo është i dashuruar me Luizin, e cila mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak Maestros.
Ai ka reaguar se komentet lidhur me deklaratën nuk janë aspak të këndshme.
“Ja e dashur Mariana çfarë bën populli për një batutë. Thuaj ti po bëhet luftë në Gaza. Thuaj ti po bëhet protestë nga studentët e mjekësisë. Ata ende kanë halle mediokre se duan të harrojnë hallet e vërteta,” shkruan Armaldo në Instagram.