-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britma dhe plumba! Si u qëlluan tre persona me armë zjarri?

Kryesoret

Foto ilustruese

Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Prishtinë. Arjanit Abdullahu dyshohet të ketë plagosur Blerat Gashin dhe Anuar Makollin. Plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes palëve.

Sipas burimeve, nga kjo përleshje ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë. Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

“Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit