Në momentin e lirimit të 18-vjeçares Natalie Raanan dhe nënës së saj Judith, e cila ka probleme shëndetësore, pas disa ditësh pengje nga Hamasi, ajo regjistroi një video të publikuar nga grupi i armatosur palestinez.
Në video, nëna dhe vajza mund të shihen duke zbritur nga një makinë e Hamasit të rrethuar nga njerëz të armatosur me jelek antiplumb dhe më pas duke u futur në një makinë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
“Ajo është mirë, është shumë mirë” tha babai i 18-vjeçares, Uri Raanan, nga Çikago, i cili tha se ata nuk diskutuan kushtet e situatës së pengjeve.
#BREAKING | JUST IN: LIVE VIDEO OF THE TWO AMERICAN HOSTAGES RELEASED BY HAMAS#Gaza #Israel #غزة #فلسطين pic.twitter.com/WU0JjVSoy2
— Breaking news 24/7 (@aliifil1) October 21, 2023
“Nuk më tha asgjë. Por ajo më tha se e kanë trajtuar mirë dhe se është shumë mirë. Po pres ta përqafoj dhe ta puth dhe kjo do të jetë dita më e mirë e jetës sime”, shtoi babai 71-vjeçar i Natalies.
Siç shpjegoi, ai mësoi për mundësinë e lirimit të dy grave nga televizioni izraelit dhe më pas mori një telefonatë nga një përfaqësues i Forcave të Armatosura izraelite.
Përsa i përket ditëve të mëparshme ai i cilësoi si “situatën më të keqe” që mund të përjetohet duke shtuar se “nuk mund të flija pasi mendja ime ishte vazhdimisht në Izrael”. Presidenti amerikan Joe Biden ka kontaktuar tashmë Natalie dhe nënën e saj.
Nënë e bijë u mbajtën peng, këto janë dy amerikanet e liruara sot nga Hamasi