Një grua ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk. Ajo po kalonte rrugën në momentin që u përplas nga një furgon që drejtohej nga një 30-vjeçar që është shoqëruar nga policia. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.
“Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Dushk, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme” njofton policia. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.
Mëngjes tragjik! Gruaja përplaset për vdekje, trupi i pajetë në rrugë