-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimet e qeverisë/ Shpronësime për banorët e prekur nga hekurudha në Kashar

Kryesoret

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave, ka marrë disa vendime lidhur me projekte si hekurudha nga kthesa e Kamzës deri te stacioni në Kashar, Loti I dhe atë të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Këshilli i Ministrave vendosi:

Projekti “Rrugët paralele me hekurudhën nga kthesa e Kamzës deri tek stacioni hekurudhor në Kashar – loti I”.

Pronarët e prekur do të kompensohen plotësisht për tokat “arë” dhe “truall”, me një fond total prej 1,634,311 lekësh, i cili do të mbulohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë. Po ashtu, bashkia do të përballojë edhe shpenzimet procedurale.

Pronarët do të marrin kompensimin pasi të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa Bashkia Tiranë do të kryejë të gjitha procedurat e pagesës.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të regjistrojë kalimin e pronësisë dhe do të bllokojë përkohësisht çdo transaksion mbi këto prona deri në përfundim të procesit.

Projekti “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”

Pronarët do të kompensohen plotësisht për tokat e llojit “arë” dhe “kullotë”, me një fond total prej rreth 1.79 milionë lekësh, i cili do të mbulohet nga buxheti i shtetit përmes fondit të shpronësimeve. Shpenzimet procedurale mbulohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Kompensimi do të jepet pasi pronarët të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të kryejë procedurat e pagesës.

Ndërkohë, Agjencia e Kadastrës do të regjistrojë kalimin e pronësisë në favor të shtetit dhe do të bllokojë përkohësisht çdo transaksion mbi këto prona deri në përfundimin e procesit.

Projekti “Ndërtimi i terreneve sportive dhe muri rrethues për shkollën “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi””, Bashkia Tiranë.

Pronarët do të kompensohen plotësisht për truallin e prekur, me një fond total prej rreth 62 milionë lekësh, i cili do të përballohet nga Bashkia Tiranë. Po ashtu, bashkia mbulon edhe shpenzimet procedurale.

Pagesat do të kryhen pasi pronarët të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa për çdo pronë do të kërkohet verifikim i përditësuar nga Kadastra, sidomos në rastet kur ka kufizime apo procese gjyqësore.

Agjencia e Kadastrës do të regjistrojë kalimin e pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë dhe do të bllokojë përkohësisht transaksionet mbi këto prona deri në përfundim të procesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit