Pas dhëndrit të Sali Berishës sonte është arrestuar edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Malltezin te kompleksi “Partizani”.
Jamarbër Malltezi është vënë në pranga këtë të shtunë. Uniformat blu kanë ekzekutuar urdhër arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Posaçme për prangosjen e dhëndrit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Ndalimi i tij është bërë në aeroportin e Rinasit. Prokuror i çështjes për të cilën është ndalur Malltezi është ish kreu i SPAK, Arben Kraja. Dhëndri i ish-kryedemokratit është vënë në pranga në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.