Vlerësimi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu po përgatitet të bjerë drejtpërdrejt në grackën e Hamasit, ndërkohë që ushtria izraelite po bëhet gati për një operacion tokësor në Rripin e Gazës është paralajmërimi që vjen nga “The Guardian”.
Duke filluar me vizitën e Biden, analisti i “The Guardian” Jonathan Friedland vëren se mesazhi i presidentit amerikan gjatë vizitës së tij në Izrael ishte se “nuk mund të mendosh qartë kur ke dhimbje. Kjo është edhe më e vërtetë kur dhimbja kombinohet me zemërimin ndaj atyre që e kanë shkaktuar atë.
Ka një arsye pse flasim për “tërbim të verbër”: kur zemërimi zbret, ne nuk mund të shohim se çfarë kemi përpara. Dhe nëse kjo është e vërtetë për individët, është akoma më e vërtetë për kombet” tha ai.
Duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan, Jonathan Friedland thotë se “duke u mbështetur në përvojën e tij të humbjeve të shumta, ai (përfshirë Biden) ngushëlloi izraelitët që vajtojnë më shumë se 1400 civilë të vrarë nga Hamasi në masakrën e 7 tetorit dhe ata në pritje të lajmeve për 203 pengjet, përfshirë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, që ende mbahen në Gaza. Biden ndau dhimbjen e tyre“.
Në këtë kontekst ai vë në dukje referencën e presidentit amerikan për 11 shtatorin kur Biden tha: “Ju paralajmëroj, ndërkohë që ndjeni këtë inat, mos u konsumoni prej tij. Pas 11 shtatorit ne ishim të indinjuar në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kërkuam drejtësi dhe dhamë drejtësi, bëmë edhe gabime”.
Sipas Friedland, një pushtim tokësor izraelit “mund të jetë një dhuratë edhe më e madhe për organizatën, duke i dhënë asaj pikërisht atë që dëshiron. Sadizmi i krimeve të kryera nga Hamasi më 7 tetor, me siguri ishte krijuar për të motivuar izraelitët, për t’i çmendur ata aq nga pikëllimi do të pushtonin Gazën, duke ecur verbërisht në grackën që Hamasi kishte ngritur me kujdes” shkruan ai.
“E para, me trupat izraelite që shkojnë drejt në tunele dhe rrugica që përbëjnë një kurth gjigant. Në këtë bazë, Izraeli do të pësojë viktima të rënda, rezultatet do t’i përshtaten Hamasit shumë mirë.
E dyta “Hamas” sheh një numër në rritje të të vdekurve palestinezë si një pasuri në luftën propagandistike dhe kjo do të vërtetojë pretendimin e tyre se vetëm Hamasi, dhe jo rivali nacionalist laik Fatah, përfaqëson rezistencën e vërtetë kundër armikut izraelit” shpjegon në artikullin e tij gazetari i “The Guardian”.