-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Drejtori i Ballukut futi në xhep 4 miliardë lekë dhe miliona euro nga koncensionet

Kryesoret

Zëdhënësja për anti-korrupsionin e grupit të Sali Berishës në selinë blu, Genta Vangjeli ka denoncuar se një nga drejtorët e Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka fituar 4 miliard lekë nga kontratat me kompaninë e tij private dhe disa miliona euro nga koncensionet.

Ai është Mehmet Hasalami, drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që drejtohet nga Belinda Balluku. Mehmet Hasalami në vitin 2009 ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.

Ai rezulton pronar, me 100 përqind të kapitalit, i Instituti Dekliada Alb shpk, në periudhën 2019 – 2023 gjatë së cilës ka përfituar 4.6 miliard lekë të vjetra nga institucione shtetërore” thotë selia blu.

Në listë janë edhe koncesione, sipas Vangjelit. “Kompania e Hasalami, Drejtor në MIE, rezulton projektuese dhe /apo hartuese raportesh përvlerësim paraprak apo të thelluar të ndikimit në mjedis të të paktën këtyre 18 projekte infrastrukturore që lidhen me energjinë: E njëjta kompani e Hasalamit rezulton koncesionar në të paktën këto 2 koncesione: 1-Ndërtimi i hidrocentraleve Borje, Oreshkë, Cernalevë, Cernalevë 1” tha ajo. (Shiko KETU denoncimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit