-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli kërcënon me destabilitet! Noka: Nuk stepemi!

Kryesoret

Pas deputetit të PD-së, Edi Paloka për arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës dhe bllokimin e lëvizjes së ish-kryeministrit, kanë reaguar edhe Jozefina Topalli dhe Flamur Noka. Sipas Topallit, ky moment mund të kthehet hap vendimtar për të ndryshuar situatën në Shqipëri.

“Përdorimi i kërcënimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit të lëvizjes ndaj kryetarit të opozitës dhe familjes se tij është një praktikë ekstreme, që dhunon në mënyrë ekstreme të drejtat e njeriut, minon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie.

Kjo praktikë përdoret nga regjimet autoritare, apo grupe ekstreme, që kërkojnë të shtypin opozitën politike të një vendi. Në shtetin e prokurorëve qesharakë, ndodh që të urdhërojnë ndalimin e lëvizjes së deputeti, pa lejen e parlamentit, në shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës, si një kapërcim i pafalshëm i shtetit të së drejtës dhe si fakt i qartë i zbatimit të urdhrave politik.

Përdorimi politik i drejtësisë kundra opozitës së një vendi, e veçanërisht kundra kryetarit të opozitës dhe familjarëve të tij është hapi më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, por mund të kthehet dhe si hap vendimmtar për të ndryshuar situatën nga një shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar në një vend që interesim publik e ka të shenjtë”, shprehet Topalli.

Flamur Noka thotë se nuk do tërhiqen. “Demokracia në rrezik. Neodiktatura në pamundësi për të zhdukur opozitën me të gjitha format e përdorura deri tani vendosi të hedh hapat tipik të viteve 1945…. ndaj liderit të saj. Po tentojnë të instalojnë me dhunë diktaturën dhe likujdojnë po me dhunë opozitën. Asgjë nuk na step. Përballja me regjimin është rruga e çdo njeriu të lirë që lirisë i thote liri, dhe demokracisë i thotë demokraci” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit