-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre çunat që do të surprizojnë Shqipërinë me shpikjen për policinë

Kryesoret

Tre të ftuar specialë kishte kryeministri Edi Rama në “Podcastin” e kësaj të shtune. Ata janë tre të rinj nga Shkodra, fitues të garës ndërkombëtare në teknologji.

Talentet, Endri, Gerti dhe Ermi pasi shpjeguan suksesin e arritur, folën për projektet në të ardhmen, ëndrrat dhe jetën në Shkodër. Nuk munguan ngacmimet e kreut të qeverisë për adoleshencën, por edhe batutat.

Por me çfarë lidhet shpikja e tyre? “Sistemi jonë përdor inteligjencën artificiale për të dalluar shkeljet rrugore. Ajo i ruan në database, pastaj më vonë, pas disa vitesh do të jenë ne e-albania për të bërë një raportim automatik të gjobave.

Diçka tjetër, që kur ta dërgojmë në Shkodër është sesi do reagojnë njerëzit, publiku ndaj kësaj, a do ketë reagime të mirë ose të këqija. Dhe si do të shkojë dhe për të bërë test gjeneral si do të jetë në rrugët në kohë reale.

Edhe për të ndihmuar Policinë. Se Policia Rrugore sidomos lodhet në shi, në të nxehtë, në të ftohtë. Edhe për ata është shumë e rëndësishme kjo” treguan djemtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit