-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e ish-kompleksit Partizani, Bektashi: Malltezi e Begeja pronarët në hije të “Homeplan”

Kryesoret

Detaje të reja po zbardhen në lidhje me dosjen e aferës së ish-kompleksit Partizani ku janë të përfshirë dhëndëri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.

Nga detajet e zbardhura nga dosja rezulton që Malltezi dhe Xhimi Begeja të kenë qenë pronarët në hije me 60 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”.

Privatizimi i kompleksit, Dosja e SPAK: Ja cilat ligje ndryshoi Berisha për të favorizuar dhëndrin

Kompani e cila ngriti 17 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani”. Ata të dy kishin lidhur një marrëveshje verbale me biznesmenin Fatmir Bektashi, dhe se përfitimet financiare nga “Homeplan” i merrnin përmes llogaritjes së dividentit. Eurot ose lekët merreshin cash dhe përmes transaksioneve bankare.

Bektashi gjatë marrjes në pyetje në prokurori ka treguar se shoqëria “Homeplan” ishte krijuar që në fillim me një marrëveshje verbale me Malltezin dhe Begeja, ku këta persona do ishin investitorë në formën e ndikimit tek pronarët e tjerë që të lidhnin kontratat e investimit me “Homeplan”.

“Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë”, zbardhen diskutimet mes Berishës dhe Rulit

Në dëshminë që ai ka dhënë në SPAK, tregohet se roli i tij në përpilimin e dokumenteve të kompanisë ka qenë thuajse në hije, pasi sipas tij të gjitha dokumentet i bënte e Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.

Më tej biznesmeni Bektashi ka treguar se kur u arrit privatizimi dhe u kthyen tokat, a krijua shoqëria “Homeplan” si shoqëri investitore me qëllim që të ndahej investitori nga ndërtuesi. Ku ndërtues do të ishte shoqëria “Kontakt”.

Tek shoqëria “Homeplan” unë kam qenë në pakicë pasi unë kam pasur vetëm 40 për qind të kuotave kurse Jamarbër Malltezin me Xhind Begene kanë pjesë tjetër prej 60 për qind të kuotave.

“Më thirri Berisha në zyrë”, ish-drejtoresha së AKKP-së: Për emërimet, urdhrat vinin nga kryeministria

“Në dijeninë time veprimet për regjistrimin e shoqërisë “Homeplane” i ka kryer notere Laura Pustina. Jamarber Malltezi dhe Xhimi Begeja morën përsipër që të bindnin pronarët e tokës për të nënshkruar marrëveshjen me pronarët e kompanisë për ndërtim.

Këtë gjë ata të dy e kanë bërë që në fillim, kur unë mora përsipër që të paguaja shumën që duhej për privatizimin e objekteve të klubit të futbollit “Partizani”.

Nuk më kujtohet kur është nënshkruar marrëveshja me familjet pronare, që vinin në dispozicion truallin për ndërtim. Jamarbëri Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur lekë në shoqërinë “Homeplan” por kontributi i tyre i vetëm ishte bindja e bashkëpronarëve të tjerë për të bërë marrëveshje për të vënë tokën në dispozicion të ndërtimit,” u shpreh ai.

Fatmir Bektashi në dëshminë e tij të dhënë në SPAK, ka treguar se Malltezi dhe Xhimi Begeja kanë qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë “Homeplan”, pavarësisht kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit