-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Privatizimi i kompleksit, Dosja e SPAK: Ja cilat ligje ndryshoi Berisha për të favorizuar dhëndrin

Kryesoret

Në lidhje me akuzat e bëra kundër dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi është zbardhur dosja prej 200 faqesh në të cilën janë zbardhur nga SPAK skemat e privatizimit të kompleksit “Partizani’.

Në dosje bëhet me dije se afera e ish-kompleksit Partizani është bërë me ndihmën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka ndihmuar dhëndrin e tij.

Sipas dosjes Berisha për të ndihmuar dhëndrin e tij, Malltezin ka ka ndërhyrë për të ndryshuar 3 ligje.

SPAK theksoi në njoftimin publik se si kryeministër Sali Berisha kreu veprime aktive në kontrolle administrative për të ushtruar presion dhe dha urdhëra konkretë për përfundimin procedurave të privatizimit në favor mes të tjerëve edhe të Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij.

“Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë”, zbardhen diskutimet mes Berishës dhe Rulit

Po ashtu SPAK deklaroi se ish kryeministri Berisha kreu veprime aktive për të vendosur në dispozicion të Malltezit struktura të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Berisha hyn në skenë më 17 korrik 2006 kur qeveria e drejtuar prej tij miraton ndryshimin e ligjit 9235 për pronat që i dha mundësi pesë familjeve pronare Begeja, Alimehmeti, Saliaga, Vaqari dhe Llagami t’i drejtoheshin Agjensisë së Kthimit të Pronave, me kërkesa për kthimin e pronës të ndodhur në territoret e Klubeve Sportive (të Futbollit dhe Shumësportesh) Partizani. Ndryshohet neni 17 pika 1.

“Edhe mua më kërkuan të firmos”, dëshmia e komandantit të FA, zbardhet shkresa drejtuar Berishës

Po më 17 korrik 2006 qeveria e drejtuar atëherë nga Berisha miraton ligjin 9583 i cili me nenin 6 dhe 8/1 lejon kthimin tek pronarët e pronave në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës si dhe kthimin apo kompensimin e truallit privat mbi të cilin janë ngritur ndërtime të përhershme në pronësi të shtetit.

Verifikimi i masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca gjyqësore për dhëndrin e Berishës

Po i priste prangat/ SPAK: Dhëndri i Berishës dy javë para arrestimit nisi likuidimin e firmës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit