Mbrëmja e sotme ka qenë një mbrëmjen plot emocionuese për të gjithë tifozët e futbollit dhe sidomos për ata të Teutës.
Goli i tretë në minutën e fundit ndezi festën në tribunën e Teutës e cila mposhti me rezultatin 3-2 Dinamon.
Për veç humbjes Dinamo u trondit edhe nga dorëheqja e trajnerit i cili u shpreh se do që t’i bëhet barrë ekipit.
Teuta “merr në qafë” Di Biagion, jep dorëheqjen në transmetim live
Përballja e sotme mes Dinamos dhe Teutës ka ofruar emocione të forta. Dinamovitët janë larguar me kokën ulur nga stadium, teksa bregdetarët përmbysën rezultatin në 2-3 në minutat e fundit.
Dinamo e nisi mirë ndeshjen duke gjetur portën në minutën e 32-të, ndërsa në të 54-t Denisoi dyfishoi rezultatin.
Por Teuta nuk u step nga ky rezultat duke e marrë veten dhe në pjesën e dytë duke bërë çmendurinë duke shënuar 3 gola.
Ishte Peposhi ai që ndezi shpresat duke shënuar në minutën e 72-të, ndërsa 12 minuta më vonë Fili shndërroi në gol nga pika e penalltisë.
Në fund ishte Jazxhiu i cili solli golin e tretë dhe të fitores në minutën e 98-të.
Golat