Përdorimi i shpendëve grabitqarë për të gjuajtur dhelprat, ujqërit dhe gjitarët e tjerë të vegjël, ka qenë prej kohësh një formë tradicionale e gjuetisë në mesin e kazakëve dhe praktikohet ende sot, pasi gjuetarët e shqiponjave, të njohur si “Berkutchi”, prezantojnë zogjtë e tyre grabitqarë në një konkurs të mbajtur në rajonin Almaty.
Konkurrentë nga Kina dhe Mongolia, gjithashtu, iu bashkuan konkursit në fshatin Aqai Nusipbekov, ku fluturuan 70 shqiponja, duke mahnitur turmën e vëzhguesve të shpendëve pranë stepave të mbuluara me borë.
Turneu, Salburyn 2023, iu kushtua Sarsenbek Dauletbakovit, një vëzhgues zogjsh i cili u lind dhe u rrit në fshatin ku u zhvillua gara e gjuetisë këtë vit. Dauletbakovi luajti rol me rëndësi në ruajtjen e traditës së gjuetisë së shqiponjave.
Një shqiponjë lëshohet gjatë konkursit. Ajo duhet të tregojë aftësinë e saj për t’iu bindur urdhrave.
Dita e hapjes së garës treditore të këtij viti, ishte e mbuluar me mjegull. Megjithatë, në ditën e dytë, reshjet e borës i mbuluan stepat me një shtresë të bardhë.
Një kalë qëndron nën një pemë gjatë ditës së parë të borës në rajonin Almaty.
Për gjuetarët dhe shpendët e tyre, që udhëtonin nga larg, ishte e rëndësishme t’i lejonin zogjtë grabitqarë të shikonin terrenin e ri në të cilin do të konkurronin.
Një pjesëmarrës shihet duke e stërvitur shpendin e tij, i cili po e shijonte aq mirë mjedisin e ri, saqë u ngrit lart deri sa u lodh, dhe vetëm atëherë u kthye te pronari i tij që priste./REL
Artikulli i plotë këtu.