-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U nda pas 10 vitesh, Meloni: Jam shumë mirë, po bëj punën time

Kryesoret

“Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë,” kështu i është përgjigjur kryeministrja italiane gazetarëve në lidhje me vendimin për t’u ndarë nga bashkëshorti, Andrea Giambruno.

“Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë,” u tha ajo më tej gazetarëve.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të premten se ishte ndarë nga partneri i saj Andrea Giambruno, i cili punon si prezantues televiziv, e që javët e fundit është kritikuar për komente seksiste.

Ndarja vjen ndërsa kryeministrja 46-vjeçare feston vitin e saj të parë në detyrë, në krye të një qeverie koalicioni të krahut të djathtë, që mbrojtjen e familjes tradicionale, e ka një nga shenjat dalluese të politikës së saj.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu. Rrugët tona kanë ndryshuar prej disa kohësh dhe ka ardhur momenti ta pranojmë një gjë të tillë,” shkroi Meloni teksa njoftoi ndarjen në rrjetet sociale.

“Duam një treshe”/ Meloni divorcohet nga burri: Rrugët tona ndahen këtu

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit