-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat ndaj Berishës, Bozdo tek “5pyetjet”: Çështja nuk ka material, procesi ka qenë transparent

Kryesoret

Anëtar i Kryesisë së PD, Eno Bozdo i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me akuzat e fundit nga SPAK kundër ish-kryeminsitri, Sali Berisha për korrupsion dhe ndryshim i ligjeve për privatizimin e kompleksit Partizani.

Bozdo në fjalën e tij u shpreh se procesi nga Berisha ka qenë transparent si dhe nuk ka asnjë shkelje dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dëm të shtetit.

“Nje çështje qe nuk ka materiale, nuk ka lende juridike. Në 200 faqet e prokurorisë nuk hidhet akuze per privatizimin e kompleksit.

Procesi ka qene transparent. SPAK i është dashur 3 vite hetime dhe e kanë parë në çdo aspekt. Nuk ka shkelje dhe nuk ka dëm, nuk ka pronare qe dalin kundër palës tjetër,” u shpreh Bozdo.

Ai më tej shtoi se në këtë çështje është i përfshirë edhe Rama ndërsa u shpreh se ai nuk akuzohet dhe se ata që nuk kanë firmosur akuzohen.

“Ka qene prone e ministrisë së Mbrojtjes pastaj del ne planin e përhapjes. Në dy vitet e  fundit te qeverisjes së Nanos në vitin 2003 kërkohet procesi i privatizimit, dhe njihej e drejta e pronës.

Për të gjithë truallin u është kthyer pronarë. Pronarëve u është njohur pronësia po nuk u është kthyer.

Pronaret kane te drejte për ta blere. Por për çfarë akuzohet  Berisha. Programi elektoral i Berishes ishte ndihma ndaj pronarevë të kompleksit, vendimi i pare qe beri Berisha forma e privarizimit me 80% me letrat me vlere dhe 20 % me para ne dore. Kjo nuk e ka ndihmuar Maltezin pasi ai e bleu me para ne duar.

Edi Rama përmendet por nuk akuzohet ne ketë çështje. Ata qe nuk kane çështje akuzohet ndërsa ata qe kane nuk e kane emrin,” shtoi më tej Bozdo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit