13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja “Partizani”, Bozdo tek “5pyetjet”: Akuzohen ata që nuk kanë firmosur

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me akuzat e fundit nga SPAK kundër ish-kryeminsitri, Sali Berisha për korrupsion dhe ndryshim i ligjeve për privatizimin e kompleksit Partizani.

Bozdo në fjalën e tij u shpreh se në këtë dosje akuzohen persona të cilët nuk kanë firmosur ndërsa ata që kanë firma nuk janë të akuzuar.

“Ka qene prone e ministrisë së Mbrojtjes pastaj del ne planin e përhapjes. Në dy vitet e  fundit te qeverisjes së Nanos në vitin 2003 kërkohet procesi i privatizimit, dhe njihej e drejta e pronës.

Për të gjithë truallin u është kthyer pronarë. Pronarëve u është njohur pronësia po nuk u është kthyer.

Pronaret kane te drejte për ta blere. Por për çfarë akuzohet  Berisha. Programi elektoral i Berishës ishte ndihma ndaj pronareve të kompleksit, vendimi i pare qe beri Berisha forma e privatizimit me 80% me letrat me vlere dhe 20 % me para ne dore. Kjo nuk e ka ndihmuar Maltezin pasi ai e bleu me para ne duar.

Edi Rama përmendet por nuk akuzohet ne ketë çështje. Ata qe nuk kane çështje akuzohet ndërsa ata qe kane nuk e kane emrin,” u shpreh Bozdo.

Ai më tej foli ehde në lidhje me çështjen se truallin e ish-kompleskit e kanë blerë italian të cilët u shpreh se nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe se bëhet fjalë për fushën e aviacionit e cila ndodhet pranë saj të ish-kompleskit Partizani.

“Jane 5 familje dhe behet fjale per fushën e aviacionit, nuk është e njëjta gje. Nuk ka ndodhur kjo gje. Janë 5 familje te tjera qe nuk kane asnjë cope te atij traulli,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit