-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista Serbe para ndryshimeve, një parti e re e serbëve në horizont

Kryesoret

Serbët në Kosovë së shpejti do të kenë një parti të re politike, e cila do të veprojë në të gjitha zonat e banuara me shumicë serbe në veri dhe jug të lumit Ibër, me qëllim të “mbrojtjes së interesave të tyre”.

Bëhet fjalë për partinë Lëvizja Popullore Serbe, e cila është themeluar si alternativë ndaj Listës Serbe, nga Branimir Stojanoviç, aktivist politik nga jugu, dhe Millia Bishevac nga veriu i Kosovës.

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit, ishte deri më tani opsioni i vetëm politik që funksiononte në të gjitha mjediset e banuara me serbë në Kosovë.

“Ne duam të ndërtojmë një organizim të ri politik që do të përfaqësojë interesat e njerëzve nga të gjitha komunitetet serbe në mënyrë të arsyeshme dhe racionale,” thotë Branimir Stojanoviç në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai nuk deshi t’i zbulojë emrat e personave që, përveç tij dhe Bishevacit, do të kenë rol në këtë lëvizje.

“Për pak kohë do t’i mësoni emrat e disa njerëzve të rinj dhe të mjediseve të tjera [të banuara me shumicë serbe]. Do të shihni që është një nismë më serioze dhe më e gjerë, e cila nuk kufizohet vetëm te ne të dy. Larg kësaj, do të ketë shumë njerëz të rinj,” shprehet Stojanoviç.

Ai shton se disa prej atyre që do të jenë anëtarë të Lëvizjes Popullore Serbe, kanë marrë pjesë në politikë, e disa të tjerë, do të jenë të rinj.

Një nga themeluesit e Listës Serbe ishte edhe Branimir Stojanoviç, i cili pas largimit nga kjo parti, u bë “kundërshtar dhe kritik” i saj. Siç deklaroi vetë Stojanoviç, ai u largua nga Lista Serbe, sepse më nuk pajtohej me politikën e tyre./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit