-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moska kërkon “kokën” e tij, rusi i shumëkërkuar: Dua azil në Shqipëri

Kryesoret

Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën ndaj shtetasit rus, Igor Kokunov, i cili rezulton në kërkim nga autoritetet ruse për një sërë krimesh të rënda. Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 nëntor.

Përfaqësuesi i tij ligjor deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zv/Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga Prokurori apo ministri i Drejtësisë ruse, ndaj kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

Më herët, shtetasi rus ka pretenduar se në atdhe i rrezikohet jeta, pasi fajësoi për dënimin e tij organet shtetërore të regjimit diktatorial të presidentit Vladimir Putin. Seanca është shtyrë më 7 nëntor të këtij viti.

Ndërsa, avokati mbrojtës i Kokunov Isuf Shehu deklaroi se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar.

Sipas avokatit, është kërkuar azil ne Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit