-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti dhe Vuçiç takim në Bruskel? Presidenti serb e konfirmon: Pas dy-tre ditësh do të shkojmë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur ditën e sotme se pret që pas dy-tre ditësh të shkojë sërish në Bruksel për bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai nuk dha detaje më shumë në lidhje me këtë takim duke u shprehur se për momentin nuk mund të flasë më shumë për këtë çështje.

“Pas dy-tre ditësh pres që unë dhe Kurti të shkojmë sërish në Bruksel”, tha Vuçiç në RTS.

Arsyeja se pse ai nuk ka dhënë detaje sipas Vuçiç është në përputhje me atë që ka diskutuar me “pesëshen e madhe” që ishin në vizitë në Kosovë e Serbi.

“Pas kësaj do të kemi më shumë informacione. E jona është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme, por dhe nga shembja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit