Shtyhet për në orën 18:00 të mbrëmjes seanca gjyqësore për Sali Berishën në Gjykatën e Posaçme.
Në orën 14:00 nisi seanca ku ishte thirrur Sali Berisha, por që refuzoi që të shkonte dhe dërgoi dy avokatët, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesin të pajisur me prokurë.
Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen dhe gjyqtarja Irena Gjoka e ka pranuar.
Ish-kryeministri refuzon sepse kërkon që vendimi për kufizimin e lirisë duhet të kalojë më parë nga Kuvendi që SPAK-u të marrë autorizimin.
Gjykata po e pret, Berisha refuzon dhe del në konferencë: Rama më shpalli luftë!