-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Patentë që në moshën 17 vjeç, hapet debati, a jeni dakord?

Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka njoftuar se po shqyrton praktikën gjermane për uljen e moshës për dhënien e patentës.

Praktika gjermane e dhënies së patentës jepet që në moshën 17-vjeçare, por me kusht që shoferi gjatë drejtimit të makinës të shoqërohet nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti.

DPSHTRR shprehet se po e shqyrton si praktikë dhe se ende nuk ka një vendim.

Me interes të veçantë u ndalëm në temën e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngjarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të Autoshkollave, ku ishim në një mendje se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal! Ramë dakort që të bashkëpunojmë për këto dy aspekte veçanërisht!

Gjithashtu, diskutuam edhe mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperiencën mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimit të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializime specifike për përmirësime në praktika e shërbime, digjitalizim e harmonizim.

Takim ky, për t’u finalizuar me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës”, njofton DPSHTRR.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit