Masakër në Meksikë. Sekretari i Sigurisë i Coyuca de Benítez, Guerrero, Alfredo Alonso López dhe 12 oficerë të policisë u vranë në një sulm të armatosur këtë të hënë, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Zëvendësprokurori për Hetimin e Guerreros, Gabriel Alejandro Hernández Martínez tha se Prokuroria ka tashmë dy linja hetimi për sulmin, të cilat ai nuk i zbuloi. Ai shtoi gjithashtu se zyrtarë të institucionit tashmë kanë shkuar në zonë për të vazhduar hetimet.
Coyuca de Benítez është një komunë në rajonin Costa Grande të Guerrero në Meksikën jugore me nivele të larta dhune. Në periudhën janar-shtator të këtij viti janë regjistruar 1280 vrasje.
Ky sulm kundër policëve të Coyuca de Benítez pasqyron problemet e dhunës me të cilat përballen në Meksikë, shkruan CNN.