-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sueli ia mbathi, shoqërohet në polici i ati biznesmen dhe vëllai i Çelës në Elbasan?

Kryesoret

Forca Operacione dhe FNSH dolën duarbosh nga Elbasani duke mos arritur që të arrestojnë Suel Çelën, i shumëkërkuar nga drejtësia. Por sipas raportimeve në media, policia ka shoqëruar të atin e Suelit, biznesmenin Petrit Çela, që është pronar i tregut agro-ushqimor.

Gjithashtu bashkë me të atin edhe i vëllai i Suel Çelës ka përfunduar në polici. Ende nuk dihet se për çfarë arsye dhe çfarë është sekuestruar në banesën dhe bizneset e biznesmenit.

Suel Çela kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i përfshirë në ngjarje kriminale. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Por Suel Çela rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Në maj të vitit 2022 ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve.

Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës. Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha në Tiranë.

Sueli ia mbathi përsëri? FNSH kthehet duarbosh në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit