Një e moshuar izraelite u lirua nga Hamasi gjatë natës ndërsa sot dha dëshminë e saj para mediave ku u shpreh se terroristët i kanë dhunuar.
Ajo më tej shtoi se ka përjetuar ferrin. Por një detaj tjetër që ka tërhequr vëmendje është se e moshuara kur iu dorëzua autoriteteve nuk nguroi t’i jepte dorën rrëmbyesit që e mbajti prej ditësh peng.
Kjo ka sjellë reagime të shumta ku shumë nuk kanë hezituar të kritikojnë.
85-vjeçari Joceved Lifsic ishte një nga dy gratë e liruara vonë dje, të hënën. Gruaja tjetër e liruar ishte izraeliti Nurit Cooper, 79 vjeç.
U lirua nga Hamasi, e moshuara rrëfen “ferrin” e përjetuar: Na dhunuan me shkopinj
Të moshuarat u morën peng së bashku me rreth 220 civilë të tjerë.
“Kam kaluar nëpër ferr, ne nuk menduam apo e dinim se do të arrinim në këtë situatë,” u tha ajo gazetarëve, e ulur në një karrocë me rrota jashtë spitalit të Tel Avivit ku u dërgua pas lirimit të saj.
“Kur isha në biçikletë, koka ime ishte në njërën anë dhe pjesa tjetër e trupit në anën tjetër. Të rinjtë më rrahën në rrugë. Nuk më ishin thyer brinjët, por kisha dhimbje dhe kisha probleme me frymëmarrjen,” shtoi ajo.
🚨HAMAS RELEASE FOOTAGE OF HOSTAGE RELEASE pic.twitter.com/SWPXTIDNqM
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 23, 2023