Tragjedi për një familje në Kato Achaia (Greqi), e cila mban zi për humbjen e dy fëmijëve gjatë një viti. Një nënë e re lindi dy engjëj të vegjël brenda dy vitesh, të cilët ndërruan jetë brenda disa muajsh. Konkretisht, dy vajzat e vogla dhanë frymën e fundit në një periudhë prej 15 muajsh kur ishin përkatësisht 20 ditë dhe dy muajshe.
Javën e kaluar, pas disa ditësh shtrimi në Spitalin e Fëmijëve “Agjia Sofia”, ku u dërgua me konvulsione foshnja dy muajshe dhe ndërkohë që gjendja klinike nuk tregonte asgjë alarmante ndërroi jetë.
Mediat greke shkruajnë se nëna pas përfundimit tragjik dhe duke qenë se nga analizat që i janë bërë vogëlushes gjatë qëndrimit në spital nuk ka konstatuar ndonjë problem të rëndë shëndetësor, ka njoftuar mjekët kurues se një vit më parë kishte humbur një fëmijë tjetër. Bëhej fjalë për foshnjën e vetme 20 ditëshe në rrethana të paqarta.
Në rastin e fundit të foshnjës dy muajshe, ende nuk dihet rezultati i autopsisë që u bë të shtunën e kaluar. Tragjedisë së përjetuar nga familja nga Kato Achaia, i shtohet edhe një element tjetër për t’u hetuar, i cili ka të bëjë me vdekjen e një fëmije tjetër, edhe ajo vajzë, në vitin 2014. Mjekët po hetojnë mundësinë që vdekjet të kenë një sfond gjenetik.