Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për median greke ‘SKY’, mbi çështjen e Fredi Belerit, ndërsa ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se arrestimi i Belerit është bërë me urdhër të tij.
Ish-kryeministri ka deklaruar gjatë intervistës se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor të akuzës ndaj Fredi Belerit, sipas tij është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.
“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë.
Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro.
Më është dhënë (informacioni) në mënyrë shumë konfidenciale, por duke qenë se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme” tha ai.









