-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disa minuta erë dhe shi, përmbyten Durrësi dhe Lushnja

Kryesoret

Siç ishte parashikuar nga meteorologët dita e sotme ka nisur me vranësira dhe reshje shiu në pjesën me të madhe të vendit.

Disa minuta në orët e pasdites reshjet e shiut ishin më të dendura në disa qytete. Por edhe pse ishin vetëm disa minuta, kjo ka mjaftuar që rrugët e tyre të mbulohen nga uji.

Probleme me përmbytje të rrugëve raportohen në Durrës dhe në Lushnje.

Kjo situatë ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në Durrës situata paraqitet më problematike në rrugë dhe kryqëzimet e brendshme të qytetit, duke nisur nga lagjja 1, e duke vijuar në drejtim të stadiumit, lagjes 18, Shkozetit, plazhit, etj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit